Reiss Nelson nuk do të largohet nga Arsenali, pavarësisht interesimit të shfaqur nga disa klube të Anglisë, Italisë e Francës.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, sulmuesi i krahut do të nënshkruajë kontratë të re me klubin londinez.
Marrëveshja mes palëve thuhet se është shumë afër finalizimit.
Nelson me Arsenalin do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.
Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me “Topçinjtë” skadon në fund të këtij muaji.
Sulmuesi anglez është produkt i klubit të Arsenalit.
Reiss Nelson në sezonin e fundit regjistroi 18 paraqitje në të gjitha garat, teksa shënoi tre gola dhe shtoi tre asistime.