Lausanne Ouchy futet në Superligën e Zvicrës, Sioni bie në Challenge League (Ligën e Dytë të Zvicrës).
Lausanne Ouchy ka shënuar fitore edhe në takimin e kthimit, kësaj radhe në shtëpi me rezultat 4:2 ndaj Sionit.
Edhe sfidën e parë e ka fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:2 shkojnë në elitën e futbollit zviceran.
Shqiptarët Liridon Mulaj e Alban Ajdini realizuan për fitoren e madhe.
Mulaj ka shënuar dy gola (6' e 89'), Ajdini (34'), Okou (81') dhe për Sionin realizuan Zuffi (23') e Grgiç (39') nga penalltia.
Asistues ishte Qarri.
Kapiteni Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri, Alban Ajdini e Liridon Mulaj, u paraqitën titullarë për Lausannen.
Ajdini e Qarri u zëvendësuan në minutën e 62-të.