Tirana nuk ka vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin e Visar Bekajt.
Ky i fundit është pezulluar për një vit nga Komisioni i Disiplinës, çka ka detyruar bardheblutë të shikojnë nga tregu i portierëve.
Klubi kryeqytetas ka prezantuar sot gardianin e ri.
Porta bardheblu sezonin e ardhshëm do të mbrohet nga Gentian Selmani.
Një emër mjaft i njohur në futbollin shqiptar dhe që më parë ka luajtur në kampionatin turk si dhe disa herë ka marë ftesën e Kombëtares kuqezi.