Lausanne Ouchy është në festë, falë shqiptarëve është anëtar i ri i elitës së futbollit zviceran.
Lausanne Ouchy ka shënuar fitore në takimin e kthimit, me rezultat 4:2 ndaj Sionit, po ashtu me 2:0 edhe në përballjen e parë të play-aut-it dhe janë pjesë e Superligës së Zvicrës.
Liridon Mulaj ka shënuar dy gola e Alban Ajdini me një gol, janë më të merituarit e këtij suksesi.
Kapiteni Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri, Alban Ajdini e Liridon Mulaj, festuan me flamuj kombëtarë dhe të Kosovës.
Futbollistët e lartpërmendur u paraqitën titullarë për Lausannen.