Atmosfera te Kroacia para ndeshjes me Holandën është shumë e keqe. Gjatë stërvitjes së kombëtares kroate në Rujevicë, disa shikues të Rijekës provokuan, shanin dhe ofendonin Marko Livajën.
Ylli i Hajduk Split humbi kontrollin dhe u përplas me tifozët në stërvitje.
Pas tollovisë së krijuar, Livaja ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja për ndeshjen me Holandën. Ai ka thënë se ky vendim është më i mirë për kombëtaren dhe se kërkon mirëkuptim.
Kritikat ndaj tij nuk kanë munguar nga opinioni sportiv.