Lista prej 23 lojtarëve të ftuar nga trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alaing Giresee për dy ndeshjet e këtij muaji, në të cilën nuk është përfshirë asnjë lojtar nga Superliga e Kosovës, ka bërë që Tahir Batatina jetë i ashpër me trajnerin francez.
Trajneri i Llapit ka thënë për KosovaPress se ka mbetur u habitur nga lista e publikuar ku nuk është përfshirë asnjë lojtar që luan në futbollin kosovar.
Ai shton se ideja e trajnerëve të Kosovës për të marr lojtarë vetëm pse ata luajnë nëpër Evropë është totalisht gabim, e aq më tepër kur trajnerët që e kanë drejtuar deri më tani Kosovën nuk e kanë arritur asnjë objektiv të tyre.
Batatina thekson se kombëtarja duhet të përbëhet nga lojtarët vendor në mënyrë që të bëhet promovimi i ligës. Ai ka kërkuar që të bëhet ndryshimi i trajnerit duke thënë se është koha që në krye të “Dardanëve” të emërohet një trajner shqiptar.