Klubi i futbollit të femrave të Shkëndijës ka siguruar mbijetesën në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut për femra, pas triumfit në balotazh kundër Atletikos nga Manastiri me rezultat 2-1.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të të ndeshjes, kur Ikmete Limani tundi rrjetën e Martina Siljanoskës për 1:0. Gjashtë minuta më vonë e njëjta futbolliste shënoi nga penalltia për 2:0.
Para përfundimit të pjesës së parë, 16-vjeçarja Melissa Milica Dimitroska shënoi gol për 2:1 në pjesën e parë dhe kjo solli pezullim në pjesën e dytë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, vajzat nga Manastiri u përpoqën të shënonin edhe një gol, por Shkëndija me mençuri e ruajti rezultatin.
Me këtë ndeshje u plotësua vendi i fundit në Ligën e Parë të Futbollit për Femra, e cila nga viti i ardhshëm do të ketë 10 skuadra, në vend të 12 sa ishte në sezonin e sapo përfunduar.