Partizani vendos për trajnerin e ri

Futboll

Partizani vendos për trajnerin e ri

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:54
Partizani

Dëshira e vjetshme e Partizanit, pavarësisht vështirësive, duket se do të plotësohet pikërisht në këtë verë.

43- vjeçari, Tomislav Stipiç aktualisht është pjesë e Rigës në Letoni, ku ka arritur të bëjë një ecuri shumë të mirë, pasi në 17 ndeshje nga janari ka fituar 14 dhe ka barazuar tri, duke qëndruar i pamposhtur.

Gjithsesi, ai është gati të lërë në gjysmë këtë aventurë dhe të nisë një projekt sfidues, me adrenalinë ballkanase, siç një kroati do t’i shkonte më shumë përshtat.

I kontaktuar nga gazeta, Stipiç nuk ka preferuar të komentojë në lidhje me vendimin e tij, duke mos pohuar apo mohuar lajmin e djeshëm të “Panorama Sport”. Burime pranë klubit shprehen se është vetëm çështje burokratike firma e tij me Partizanin.

Në ditët në vijim pritet që gjithçka të konkretizohet. Ai pritet të ketë edhe vendimmarrje në merkaton e kuqe. Ai është sugjerim i Adrian Aliajt, i cili e njeh shumë mirë dhe beson te kroati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat