Pak ditë pas zyrtarizimit të trajnerit të ri Ange Postecoglou, skuadra e Tottenham ka nisur nga puna për përforcimin e skuadrës.
Sipas të përditshmes “Sun”, trajneri me origjinë greke do të sjellë me vete sulmuesin 28-vjeçar japonez Kyogo Furuhashi.
Ky i fundit luan me Celtics, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2025. Furuhashi konsiderohet si i besuari i trajnerit Postecoglou, që gjithashtu ka qenë trajner i ekipit skocez dy sezonet e fundit.
Këtë sezon, sulmuesi japonez ka realizuar 34 gola në 50 ndeshje me Celtic, 54 gola në total në dy sezonet e fundit.
Kostoja e sulmuesit vërtitet rreth 10 milionë euro, një shumë e vogël krahasuar me atë që skuadra e Tottenham do të arkëtojë nga shitja e Harry Kane (100 milionë euro). Ky i fundit do t’i thotë lamtumirë Spurs dhe Furuhashi konsiderohet si pasuesi i tij te londinezët.