Lojtarët e Manchester City po e presin me padurim finalen e madhe të Champions League kundër Interit.
Trofeu me veshë i mungon kampionëve të Anglisë dhe e mbrëmja e së shtunës (10 qershor) cilësohet si e duhura për ta fituar më në fund.
Të gjithë presin suksesin ndaj zikaltërve italianë dhe kompletimin e tripletës pas triumfeve në Premier League dhe FA Cup.
Ndërkohë, për Bernardo Silvën, një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadrën e Guardiolës, kjo do të jetë ndeshja e fundit me Man City.
Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin anglez, lojtari portugez ka vendosur të largohet për nisur një aventurë të re.
Dhe trajneri Guardiola e drejtuesit nuk kanë ndërmend ta pengojnë. Pasi nuk duan të mbajnë në skuadër lojtarëve kundër vullnetit të tyre.
28-vjeçari nga Lisbona është pjesë e Man City prej verës së vitit 2017. Në sezonin e fundit ka regjistruar 7 gola dhe 8 asiste.
E ardhmja e tij është e ndarë mes Barcelonës dhe PSG-së. Kampionët e Francës janë disi më të avantazhuar, pasi nuk e kanë problem t’i plotësojnë kërkesat ekonomike të lojtarit dhe drejtuesve të Citizens.