Goditja e parë

Futboll

Goditja e parë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:00
Logo e Manchester Utd

Manchester Utd është shumë pranë goditjes së parë në merkaton e verës, pasi “djajtë e kuq” kanë arritur akordin për transferimin e mbrojtësit Kim Min-jae, i cili fitoi titullin kampion me Napolin në Itali.

Mbrojtësi nga Korea e Jugut është rikthyer në vendin e tij të lindjes për të kryer detyrimin ushtarak.

Ligji i vendit i detyron të gjithë të rinjtë e moshës nga 18 deri në 28 vjeç që të bëjnë 21 muaj shërbim ushtarak dhe në këtë mënyrë, mbrojtësi duhet që të përfundojë herë pas here shërbimin e tij për të mos u dënuar.

Kim do të jetë 3 javë në shërbim e më pas do të rinisë sërish stërvitjen, teksa pritet që menjëherë pasi të rikthehet në futboll, të transferohet në Angli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat