Myrto Uzuni ishte heroi dhe njeriu kryesor që e ngjiti Granadan në La Liga.
Futbollisti shqiptar dha kontributin e tij me 23 gola të shënuara duke krijuar ndjeshëm diferencën nga të tjerët.
Kështu Granada u shpall kampion në nivelin e dytë të futbollit spanjoll dhe u kthye në elitë.
Ndërkohë vlera e klauzolës së largimit për Myrto Uzunin është rritur.
Nga 12 milionë euro, me arritjen në La Liga, tashmë vlera ka mbërritur në 25 milionë euro.
Granada kërkon që të përfitojë sa më shumë nga shitja e Uzunit nëse do të ndodh në merkaton e verës, me interesimet që janë jo të pakta.