Fiorentina dhe West Ham luajnë sot përballë njëra-tjetrës ndeshjen finale të Ligës së Konferencës, në edicionin e dytë të këtij turneu.
Do të jetë një përballje interesante mes një klubi italian dhe një anglezi, që kërkojnë një vend në histori.
Trajneri Italiano i Fiorentinës ka përzgjedhur Joviç nga minuta e parë në vend të Kabral në majën e sulmit, duke shpresuar që të ketë bërë goditjen e duhur. Ndërsa nga ana tjetër, Mojes i beson si zakonisht Antonio të avancuar me mbështetjen e treshes Bouen-Pakueta-Benrahma.
Fiorentina (4-2-3-1): Terraçiano; Dodo, Milenkoviç, Ranieri, Biragi; Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Bonaventura, Kouame; Joviç.
Trajner: V. Italiano
West Ham (4-2-3-1): Areola; Kufal, Zuma, Aguerd, Emerson; Rajs, Suçek; Bouen, Pakueta, Benrahma; Antonio.
Trajner: D. Mojes.