West Ham ballëlart
West Ham është fitues i Conference League.
Skuadra angleze ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës, në finalen që u zhvillua në Pragë.
Një finale që u përshkrua edhe një incident në pjesën e parë.
Fiorentina - West Ham 1:2
Stadiumi "Fortuna Arena" në Pragë.
Shikues: 19.000.
Gjyqtar: C. Del Cerro (Spanja).
Shënues: Bonaventura (67') - Benrahma (62' - nga penalltia), Bowen (90') .
Kartona të verdhë: Mandragora, Milenkoviq, Amrabat - Benrahma, Aguerd, Bowen.
Fiorentina: Terracciano, Dodo, Milenkoviq, Ranieri (Igor 84'), Biraghi Amrabat, Mandragora (Barak 90+3'), Bonaventura, Gonzalez, Joviq (Cabral 46') dhe Kouame (Saponara 62').
West Ham: Areola, Coufal, Zouma (Kahrer 61'), Aguerd, Emerson, Soucek, Rice, Lucas Paqueta, Bowen, Antonio (Ogbonna 90+4') dhe Benrahma (Fornals 76').
Në minutën e 31-të, tifozët e West Ham kanë goditur me gota në kokë dhe kanë gjakosur kapitenin e Fiorentinës Biraghin, sfida u ndal për disa minuta.
Në minutën e 58-të, Cristiano Biraghi ka prekur topin me dorë dhe ka shkaktuar penallti. Pas shikimit të VAR-it, gjyqtari akordon penallti.
Mohamed Said Benrahma në minutën e 62-të godet bukur nga penalltia, 1:0 për West Ham-in.
Në minutën e 67-të, skuadra italiane kundërpërgjigjet menjëherë dhe ka barazuar rezultatin. Futbollisti Giacomo Bonaventura nga rreth 11-12 metra me goditje jo aq të fortë ka shënuar për 1:1.
Në minutën e 90-të, Jarrod Bowen doli i vetmuar dhe me mjeshtri ka shënuar për fitoren e West Ham-it.