Istanbulspor ka shënuar fitore me rezultat 4;0 ndaj Umraniyespor.
Jetmir Topalli kishte marr ftesë para disa ditësh nga Alain Giresse për ndeshjet e Kosovës që i zhvillon në muajin qershor.
Topalli hapi serinë e golave kur shënoi në minutën e 45-të, pas asistimit të Eduard Rrocës.
Në minutën e 62-të, ishte radha që Topalli t’ia kthente borxhin Rrocës, duke asistuar në golin e këtij të dytit.
Sarikaya (90+4') e Eze (90+7') shënuan për 4:0.
Istanbulspor sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit turk.
Topalli këtë sezon ka pesë gola dhe tre asistime.