Flamurtari i kthehet fiksimit të vjetër.
Sapo kanë mësuar lajmin që Mentor Mazrekaj ka dalë lojtar i lirë në treg, janë vënë direkt në lëvizje.
Një nga dëshirat e mëdha të Sinan Idrizit del sërish në skenë.
Me Mazrekajn, Flamurtari ka pasur bisedime edhe më herët, që kur skuadra ishte në Superiore. 34-vjeçari pëlqehet nga presidenti dhe mësohet se ka qenë një kërkesë e tij që të ishte pjesë e kuqezinjve.
Mazrekaj do t’i bënte punë Flamurtarit për eksperiencën që ai ka. Pjesën më të madhe të karrierës e ka në Kosovë, ndërsa është aktivizuar me Prishtinën, Ferizajn, KF 2 Korriku dhe Llapi, pa harruar që ka luajtur edhe në Norvegji.
E njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar.
Kulmin në futbollin tonë e ka arritur me Partizanin në sezonet 2013- 2014 dhe në 2017-ën, por edhe me Laçin ka shkëlqyer.