Futbollistët e kampionit të ri të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, sot kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Pas një pauze disaditëshe, trajneri Shpëtim Duro dhe ndihmësit e tij, sot janë takuar sërish me lojtarët e tyre, ku kanë shpalosur planet për fazën përgatitore dhe gjithçka që i pret në sezonin në të cilin do të luajnë në kuadër të kualifikueseve për Champions League.
Duro e informoi ekipin për objektivat e këtij sezoni, ku synimi kryesor do të jetë mbrojtja e titullit, por edhe performanca sa më e mirë në Europë.
Skuadra ka mbajtur seancën e parë stërvitore, ndërsa pjesa e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Strugë.