Ancelotti për Milanin: Të destinuar për të dështuar

Futboll

Ancelotti për Milanin: Të destinuar për të dështuar

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 10:44
Ancelotti

Trajneri i Real Madridit , Carlo Ancelotti thotë se klubet që i japin përparësi biznesit mbi meritat sportive janë të destinuara të dështojnë.
Ai beson se shkarkimi i Paolo Maldinit nga pronarët e Milanit dëshmon mungesë të kulturës historike dhe mungesë respekti për traditën e Milanit.

Trajneri italian foli pas vendimit të drejtuesve të Milanit për ta shkarkuar ikonën e klubit, Paolo Maldinn.


“Këtu, Di Stefano, Amancio, Gento dhe Puskas janë vlera ekskluzive që ende respektohen. Ajo që ndodhi me Maldinin dëshmon mungesën e kulturës historike dhe mungesën e respektit për traditën e Milanit. Është e vërtetë që nuk fitohet me histori, por historia mëson se si të fitosh. Klubet e futbollit që mendojnë për prioritetet e biznesit para meritave sportive janë të destinuara të dështojnë.”, shtoi ai.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat