Shqipëria U21 do të zhvillojë një miqësore përballë Bullgarisë U21.
Dueli i programuar për datën 20 qershor (18:30), do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka publikuar listën e 22 lojtarëve të ftuar për këtë test miqësore.

Lista
Ish-sulmuesi i njohur ka ftuar plot 8 lojtarë nga futbolli shqiptar.
Tirana dhe Teuta përfaqësohen me nga dy lojtarë. Shqipëria U21 është pjesë e grupit E në eliminatoret e Euro U21 2023.
Dy takimet e para në grup do të luhen në ditët e para të shtatorit. Përballë Armenisë U21 në transfertë (8 qershor) dhe katër ditë më vonë në shtëpi kundër Rumanisë U21.