Drejtuesit e Sionit firmosëm me Mario Balotellit gjatë gushtit të vitit të kaluar, por tashmë janë penduar për afrimin e sulmuesit italian.
32-vjeçari shënoi 6 gola në aventurën e parë në elitën e futbollit helvet. Gola të pamjaftueshëm për të mbajtur Sionin në Superligë.
Performancat e ish-lojtarit të kombëtares italiane, nuk ishin në lartësinë e duhur. Oshilacione pafund dhe mungesë vazhdimësie, njësoj si e gjithë karriera e Balotellit.
Drejtori sportiv i Sionit, Barth Constantin e pranon se gaboi me afrimin e sulmuesit, vendim për të cilin është penduar pa masë.
“Gabova plotësisht me Balotellin, ishte një gafë e madhe. Mbërritja e një lojtari të tillë krijoi entuziazëm, ishte telenovela e verës së kaluar.
Ai duhet të na kishte ndihmuar për të hedhur një hap përpara, prisnim të realizonte rreth 20 gola.
Për fat të keq, Mario shënoi vetëm 6 gola dhe nuk pati performancën që shpresonim”, deklaroi drejtuesi zviceran .