Partizani zgjedh një trajner kroat për sezonin e ri

Futboll

Partizani zgjedh një trajner kroat për sezonin e ri

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:42
Zoran Zekiq

Pas largimit të Giovanni Colellas nga stoli i Partizanit, drejtuesit e “Demave të Kuq” kanë zgjedhur edhe trajnerin e ri që do të marrë drejtimin për ndeshjet europiane dhe sezonin e ardhshëm.

Në stol do të ulet një emër me peshë në arenën ndërkombëtare siç është Zoran Zekiq.

Strateg kroat do të ulet në krye të stolit të demave për të nisur një projekt fitues në vazhdimësi të titullit kampion. 49-vjeçari ka trajnuar më parë emra me peshë si Sheriff Tiraspoli me të cilën ka qenë dy herë në krye të stolit në dy periudha të ndryshme.

Ekipi i fundit që ka drejtuar Zekic është Slaven Belupo, me të cilin e mbylli sezonin në vendin e tetë. Zekic ka trajnuar edhe ekipe si Osijek, po në Kroaci, ndërsa në Hungari ka trajnuar Diosgyor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat