Sezoni për t’u mbajtur mend i Alexis Mac Allister përfundon me kalimin e tij në një emër të madh të futbollit evropian. Në fakt, mesfushori argjentinas largohet nga Brighton, por mbetet në Premier League, ku nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Liverpool-in.
Një protagonist i madh në Botërorin e Katarit të fituar me Argjentinën e tij, Mac Allister ishte “regjisori” i skuadrës së Roberto De Zerbit, që arriti një kualifikim historik europian. Ishin 12 gola të shënuar nga Mac Allister, i cili tashmë është gati për magjinë ndryshe në “Anfield”.
Mac Allister, siç zbulohet nga vetë Liverpool, përmes kanaleve të tij sociale, do të veshë fanellën e “Reds” me numrin 10.
Një tjetër vërtetim se si Klopp beson fuqishëm te argjentinasi për të rinovuar Liverpool-in, i cili mbeti jashtë edicionit të ardhshëm të Champions League.
“Është fantastike.
Është një ëndërr e realizuar, është fantastike të jesh këtu dhe mezi pres të filloj. Ka qenë një vit fantastik për mua, Kupa e Botës dhe ajo që arrita me Brighton, por tani është koha të mendoj për Liverpool-in.
Do të përpiqem të jem një lojtar dhe person më i mirë çdo ditë. Pasi fitova Kupën e Botës, thashë se dua të fitoj më shumë trofe dhe mendoj se ky klub do të më ndihmojë ta bëj këtë.
Ky është qëllimi, kur jeni në një klub i madh si ky duhet të fitosh trofe”.