Ancelotti godet Milanin pas shkarkimit të Maldinit

Futboll

Ancelotti godet Milanin pas shkarkimit të Maldinit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:26
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se klubet që i japin përparësi biznesit mbi meritat sportive janë të destinuara të dështojnë dhe beson se shkarkimi i Paolo Maldinit nga pronarët e Milanit dëshmon mungesë të kulturës historike dhe mungesë respekti për traditën e Milanit.

Trajneri italian foli pas vendimit të drejtuesve të Milanit për ta shkarkuar ikonën e klubit, Paolo Maldinn, përcjellë KosovaPress.

“Në Madrid, kam mësuar se historia duhet respektuar gjithmonë,” tha Ancelotti kur u pyet për shkarkimin e Maldinit.

“Këtu, Di Stefano, Amancio, Gento dhe Puskas janë vlera ekskluzive që ende respektohen.

Ajo që ndodhi me Maldinin dëshmon mungesën e kulturës historike dhe mungesën e respektit për traditën e Milanit.

Është e vërtetë që nuk fitohet me histori, por historia mëson se si të fitosh. Klubet e futbollit që mendojnë për prioritetet e biznesit para meritave sportive janë të destinuara të dështojnë.”, shtoi ai.

Maldini luajti 252 ndeshje të Milanit nën drejtimin e Ancelottit, duke shënuar shtatë gola dhe duke fituar, mes trofeve të tjera, dy herë Ligën e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat