Bajrami shihet si kryesori i skuadrës

Futboll

Bajrami shihet si kryesori i skuadrës

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:31
Bajrami

Sasuolo ka një projekt për sezonin e ri dhe pas rinovimit të trajnerit Dionisi, gjërat kanë nisur të marrin formë.

Në sezonin e ri, mediat italiane raportojnë që do të ketë ndryshime në skema dhe më i favorizuari do të jetë Nedim Bajrami.

Sasuolo do të kalojë me skemën 4-2-3-1 dhe në këtë mënyrë, Bajrami do të luajë në pozitën e tij të preferuar, si trekuartist.

Pas shumë deklaratave në media që nuk po luante në pozicionin e tij të preferuar, si duket gjërat do të rregullohen  për të.

Sasuolo pritet të ketë lëvizje të shumta në merkato, me largime dhe afrime e ndër lojtarët që konsiderohet i paprekshëm, mbetet Nedim Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat