Gentrit Halili e vazhdon karrierën në Kroaci!
Mbrojtësi i ri ferizajas, Gentrit Halili pritet ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kroacisë, te skuadra Varazhdin.
21-vjeçari ishte njëri nga zbulimet e sezonit duke qenë i padiskutueshëm në formacionin e Ferizajt.
Paraqitjet e tij të mira bënë që Halili të përfundoj në radarin e shumë klubeve të njohura nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, por edhe kampionate tjera në Ballkan.
Oferta e klubit kroat thuhet se ishte më e mira dhe ideja për të luajtur në një kampionat të fortë ishin ato që bindën Halilin.