Mund të aktivizojë Guardiola ndaj Interit

Futboll

Mund të aktivizojë Guardiola ndaj Interit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 15:43
Alvarez e Guardiola

Manchester City synon që të shtunën të kompletojë një sezon fantastik për të fituar tripletën, teksa deri më tani ka rrëmbyer titullin në Premier League dhe FA Cup. Një nga futbollistët më të spikatur nga stoli ka qenë padyshim Jualian Alvarez, i cili i ka shfrytëzuar në maksimum minutat që i janë dhënë.

Bomberi argjentinas deri më tani ka një karrierë për t’u pasur zili, pasi ka fituar Kupa Libertadores, Kupën e Botës me Argjentinën, Premier League dhe tashmë synon Champions League. Një karrierë e shkurtër e mbushur me suksese.

Në finalen e së shtunës Guardiola me siguri që do të besojë te Erling Haaland në majën e sulmit, por problem ëshjë fakti se norvegjezi nuk ka shënuar në finalen e FA Cup dhe në gjysmëfinale ndaj Realit. Alvarez ndaj Interit mund të aktivizohet në pjesën e dytë.

Në çdo 150 minuta ai ka shënuar një gol dhe mund të jetë një kartë rezerve që mund të rezultojë vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat