Interi fluturon sot drejt Stambollit!
Në prag të finales së Champions League ndaj Manchester City-it, që do të luhet të shtunën në Stamboll, teksa Interi ka lajme fantastike nga infermieria.
Zikaltërit rikuperojnë edhe Mkhitaryan e Correa dhe tashmë tekniku ka në dispozicion të gjithë organikën për ndeshjen më vendimtare të sezonit.
Skuadra do të zhvillojë stërvitjen e fundit në “Appiano” dhe në orën 16:30 do të niset nga aeroporti Malpensa në drejtim të Stambollit. Interi pritet që të mbërrijë në hotel në orën 20:00.