Sot kanë filluar stërvitjet e futbollistëve të Kosovës para dy dueleve që do të luajnë si vendas kundër Rumanisë dhe si mysafirë kundër Bjellorusisë
Në seancën e parë kanë marrë pjesë vetëm shtatë lojtarë.
Kapiteni Amir Rrahmani, portierët Aro Muric, Samir Ujkani dhe Visar Bekaj.
Pos këtyre katër lojtarëve në stërvitjet e para që janë mbajtur në Hajvali kanë qenë Ermal Krasniqi, Lirim Kastrati dhe Betim Fazliji.