Shqipëria e minifutbollit ka shkruar historinë në Botërorin që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë.
Kuqezinjtë kanë kaluar fazën e grupeve si vendi i tretë më i mirë pas dy barazimeve dhe një humbje minimale 1-0 ndaj Portugalisë.
Ndërkohë sot do të jetë sfida e vërtetë e Shqipërisë e cila do të fillojë në orën 20:35.
Kjo përballje do të jetë kundër Ukrainës, në fazën me eliminim direkt dhe me synimin për të shkuar në 16 më të mirat e botës.