Skuadra e Sileksit të Kratovës kërkon 100 mijë euro për futbollistin Marjan Ristovski.
Mediumi maqedonas “Sportmedia” ka shkruar se skuadra e Kratovës ka kërkuar një dëmshpërblim astronomik, në shumën prej 100 mijë eurosh.
“Shkëndija, natyrisht, nuk mund ta përmbushë këtë kërkesë, edhe pse është klubi është më i pasur dhe klubi me buxhetin më të madh në Maqedoni.
Kështu që Ristovski do të luajë për Sileksin në sezonin e ardhshëm dhe vetëm qershorin e ardhshëm kur do të jetë lojtar i lirë, ai do të mund të shkojë kudo pa dëmshpërblim”, shkruan mes të tjera media maqedonase.