Skuadra e Borussia Dortmund është pranë nënshkrimit me mesfushorin 25-vjeçar meksikan Edson Alvarez, që luan me Ajax.
Lajmin e konfirmoi “Sky Germany”, që shton se palët janë pranë marrëveshjes.
Alvarez ka një kontratë deri në vitin 2025 me ekipin holandez, ndërkohë që luan edhe me kombëtaren meksikane.
Klubi gjerman i ka nisur një ofertë zyrtare Ajax, që ende nuk ka vendosur për mesfushorin.
Mediat gjermane theksojnë se Edson Alvarez konsiderohet një talent i mesfushës, që pritet të fitojë më shumë famë dhe vëmendje me nënkampionët e Bundesligës. Alvarez do të zërë vendin e lënë bosh nga Jude Bellingham, që u transferua për 103 milionë euro te Real Madrid.