Leo Messi ka vendosur të largohet nga Evropa dhe ta vazhdojë karrierën e tij tek Inter Miamim ekskluziviteti i David Beckham.
Prandaj, argjentinasi do të luajë në MLS.
Në orët e fundit ka filluar të qarkullojnë me këmbëngulje thashethemet për një bashkimi të mundshëm të njërit prej ish-shokëve të tij të Barcelonës në këtë destinacion të ri amerikan.
Për kë bëhet fjalë? Për Luis Suarez, sot për sot lojtar i Gremio.
Një mundësi e mohuar menjëherë nga i interesuari, i cili në një intervistë për “El Observador” tha: “Është e pamundur. Jam i lumtur te Gremio dhe kam kontratë deri në vitin 2024”.
Me pak fjalë, tani për tani nuk ka asnjë shans për t’i parë sërish bashkë dy miqtë e ngushtë.