Në qendrën tregtare Maximall në Salerno, Frank Ribery po bënte pazar.
Por kur doli nga kjo qendër, ylli francez nuk e gjeti veturën në parking.
Dy hajna arritën të vjedhin veturën e tij të modelit Fiat 500. Njëri nga hajnat u arrestua pas pak orësh nga Karabinierët e Pontecagnanos.
Hajni tjetër që po voziste veturën e vjedhur të Riberys nuk është arrestuar ende.