Trajneri i Kososvës, Alain Giresse është duke mbajtur konferencë për media, para dy ndeshjeve të radhës kualifikuese për Euro 2024.
Ndër tjera, ai foli edhe për arsyet e mosftesës së Hadërgjonajt, Berishës dhe Zenelit.
“Sa i përket Hadërgjonajt ka të bëjë me arsye personale që nuk ka mundur të vijë në këtë grumbullim.
Sa i përket Berishës ka të bëjë me zgjidhje sportive. Me takon mua ta marr vendimin.
Sa i përket Zenelit dhe Bytyqit ka të bëjë me minutazhin e pakët me ekipet respektive.
Ndoshta nuk janë të gatshëm të mblidhen në këtë grumbullim. Ka të bëjë po ashtu me zgjidhje sportive”, tha Giresse.