Trajneri i mirënjohur nga Gostivari, legjenda e futbollit e këtij qyteti, ai që dha maksimumin për hyrjen e Gostivarit në elitën e futbollit, Birol Topçiu, është larguar edhe zyrtarisht nga klubi.
Lajmin për largimin e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pas 10 viteve të shkëlqyeshme në ligën e parë, si i vetmi gostivaras, pata nderin që të jem pjesë e stafit teknik që ia dolëm të hyjmë në ligën e parë. Kisha nderin që punova me kryesinë si: Eroli, Mustafa, Ahmedi, Haxhi Muhamedi dhe Dragutini.
Kurse më meritori që u plasuam në Ligën e Parë ishte kryetari i nderuar z. Enes Usta. Por, për fat të keq më nuk jam në taborin e klubit në sezonin e ardhshëm, për shkak të tre (3) personave që janë në stafin teknik. Përse nuk jam, ata e dinë. KF Gostivarit i dëshiroj suksese në sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Topciu në fb e tij.
“Dëshiroj pak edhe të dal nga modestia, pasi gjatë kohë së Gostivari garonte në Ligën e dytë unë kam kryer gati të gjitha punët në klub psh: si në gjetjen e lojtarëve, hoteleve gjatë fazës përgatitore, kam bërë punën e përkthyesit në klub e të tjerë.
Dhe, tani vjen një moment kur dikush nga shokët të tradhton, duke harruar se në klub ka punë për të gjithë. Disa shokë më tradhtuan”, deklaroi Birol Topçiu.