Frankfurt nuk ndalet!
Me paraqitjet e tij decizive në fushën e blerta, ku shumicën e rasteve ka zbritur në fushë nga stoli, anësori i “shqiponjave” të Eintracht Frankfurt, Ansgar Knauff, duket se i ka “mahnitur” aq shumë “shqiponjat” gjermane, me këta të fundit që kanë vendosur të transferojnë 21-vjeçarin në mënyrë përfundimtare.
Transferimi në mënyrë zyrtare të anësorit gjerman nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund u njoftua me anë të një postimi të shpërndarë në profilin zyrtar në “Tëitter”, të skuadrës së Eintracht Frankfurt.
Ndërkaq, kujtjomë se Knauff u huazua nga skuadra e Borussia Dortmund, te rivalët e Eintracht Frankfurt për 1 vit e tashmë është në mënyrë zyrtare pjesë e “shqiponjave” gjermane.