Sipas informacioneve tona, sezoni i ri në LPFM, ai 2023/24, planifikohet të fillojë më 5-6 gusht ose në fundjavën e parë të muajit të tetë.
Në sezonin e ri do të garojnë 12 skuadra, përkatësisht:
Struga Trim Lum, Shkupi, Shkëndija, Sileksi, Bregallnica, Tikveshi, Makedonija GJP, A. Pandev, Rabotnicki, Voska Sport, Gostivari dhe Vardari.
Sa i përket Ligës së Dytë është planifikuar të fillojë më 12 gusht (e shtunë). Këto janë 16 skuadrat që do të luajnë në ligën e dytë në sezonin 2023/24:
Skopje, Pobeda, Pelisteri, Detoniti, Besa, Ohrid, KF Arsimi, Kozhuv, Bellasica, Karaorman, Kamenica Sasa, Teteks, Vardar Negotino, Bashkimi, Novaci dhe Osogovo.