Kapiteni i Manchester City-t, Ilkay Gundogan ka folur për faqen zyrtare të Champions League në prag të finales ndaj Interit, që luhet këtë të shtunë në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.
Gundogan u shpreh se vullneti për ta fituar këtë ndeshje duhet të jetë mbi frikën e humbjes.
“Të kesh më shumë dëshirë për të fituar sesa frikë nga humbja është gjithmonë vendimtare në finale si kjo.
Duhet të përpiqemi ta shijojmë në maksimum, duke i kujtuar vetes se çfarë privilegji është të jetosh një natë të tillë.
Nëse kur 18 vjeç dikush do të më kishte thënë se do të kisha luajtur dy Champions League, finale, do ta kisha quajtur të çmendur”-deklaroi ai.