Kombëtarja e Rumanisë është në presion për ndeshjet me Kosovën (me 16 qershor) dhe Zvicrën (me 19 qershor), në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Kombëtarja e Rumanisë ka probleme me skuadër para ndeshjeve më të rëndësishme në grup.
Vlad Chiriches, Razvan Marin dhe Ionuț Radu janë të lënduar, kështu që nuk janë ftuar për sfidat e qershorit.
Ish portieri rumun, Helmut Duckadam, ka deklaruar për ndeshjet e Rumanisë: “Do të isha shumë i lumtur nëse do të merrnin tre pikë.
Jam shumë i sigurt se do të fitojmë në Kosovë dhe më pas mund të luajmë shumë lehtë në Zvicër”.