Atmosferë elektrizuese para finales së madhe të Champions-it.
Tifozët e Interit dhe të Mançester Sitit kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special.
Atmosfera ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk.
Shumë të tjerë zgjodhën të qëndronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës.
Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Ligës së Kampioneve, që do të qëndrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e madhe.
Impianti ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe do te jtë i tejmbushur.