Drita e Gjilanit përforcohet për edicionin e ri dhe për garat evropiane.
Skuadra nga Gjilani është përforcuar me futbollistin e Fushë Kosovës, Rilind Haziraj.
Sipas klubit, kanë nënshkruar kontratë trevjeçare.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj
Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë Superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova”, njofton FC Drita..