Emri i Max Allegrit lidhet me pankinën e Al Hilal në Arabinë Saudite.
Sheikët kanë përgatitur një ofertë tepër tunduese për trajnerin e Juventusit.
Tifozët bardhezinj nuk e duan më trajner të skuadrës së tyre të zemrës. Shkarkimi nuk ka shanse të ndodhë, kështu që tifozët e Juves shpresojnë që tekniku nga Livorno të pranojë milionat nga Arabia dhe të largohet.
Por, Allegrin nuk e do më askush.
Tifozët e Al Hilal kanë shpërthyer në rrjetet sociale me hashtagun #Allegrijashtë, të njëjtin që kanë përdorur pafund edhe tifozët e Juventusit.
Mbështetësit e Al Hilal nuk e pëlqejnë aspak italianin për futbollin mbrojtës dhe të mërzitshëm që zhvillon. Nuk mungojnë ironitë as ndaj deklaratave të tij gjatë edicionit.
Allegri krenohej dikur se kishte refuzuar stolin e Real Madrid për të qëndruar te Juventusi. Ndërkohë që sot nuk e duan më, jo vetëm në Europë, por edhe jashtë kontinentit të vjetër.