Manchester City në festë
Manchester City është kampion i ri i Evropës, për herë të parë në histori të ekzistimit si klub.
Trajneri Pep Guardiola ka arritur qëllimin që e kishte para vetes me Cityn, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Interin, në finalen që u zhvillua në stadiumin Atatürk Olimpiyat” në Stamboll.
Të pranishëm 71.412 shikues, panë një lojë të bukur sidomos në 45 minutat e dytë, një gol dhe një tërthorëse.
Në minutën e 27-të, Erling Haaland shpërdoron një rast ideal, i cili kaloi lojtarin Bastoni por goditja e tij u ndal nga portieri Onana.
Në minutën e 36-të Kevin de Bruyne e pa të pamundur të vijonte lojën ndaj kërkoi zëvendësimin, ndërsa në vend të tij u aktivizua Philip Foden.
Akanji në minutën e 59-të gaboi rëndë por Lautaro Martinez i vetmuar u tregua egoist dhe nga afërsia e nga këndi i vdekur ka gjuajtur në këmbë të portierit Ederson të Manchester Cityt.
Shpërthen atmosfera si vullkan në stadium në minutën e 68-të, Rodri me qetësi e në mënyrë shkollore nga rreth 14-15 metra godet dhe e lë të shtangur portierin Onana të Interit, topi futet në këndin e majtë, 1:0.
Në minutën e 71-të, Dimarco i pafat, godet me kokë por tërthorësja ia mohoi golin Interit.
Phil Foden në minutën e 78-të në pozitë ideale por gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Onana.
Në minutën e 89-të, Romelun Lukaku nga tre metra nuk ka shënuar në portën e Manchester City, topi godet në këmbën e majtë portierin Ederson.
Manchester City triumfon dhe feston, ndërsa Interi i Inzaghit kokulur e lëshon fushën.
Manchester City - Inter 1:0
Stadiumi "Ataturk Olimpiyat" në Stamboll.
Shikues: 71.412.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).
Shënues: Rodri (68'),
Kartona të verdhë: Haaland , Ederson - Barella, Onana.
Manchester City: Ederson, Akanji, Stones, Ruben Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne (Foden 36'), Gündogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.
Interi: A. Onana, Darmian (D'Ambrosio 84'), Acerbi, Bastoni (Gosens 76'), Dumfries (Bellanova 76'), Brozoviq, Dimarco, Barella, Calhanoglu (Mkhitaryan 84'), Dzeko (Lukaku 57') dhe La. Martinez.