Luciano Spalletti shkroi historinë me Napolin, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt fitimit të titullit kampion. Që në qytetin pasionant italian mungonte prej 33 vitesh.
Aventura e Spallettit në “Diego Maradona” përfundoi, pasi nuk u arrit akordi mes tij dhe presidentit De Laurentiis për rinovimin e kontratës.
Shumë emra përfliten për pasuesin e Spallettit në stolin e kampionëve të Italisë, ndërkohë që ky i fundit ka një sugjerim për presidencën e Napolit.
“De Laurentiis ka treguar se di të zgjedhë trajnerë të shkëlqyer. Unë mendoj se Italiano (trajneri i Fiorentinës) do të ishte profili i duhur për Napolin.
Sepse ai dëshiron që skuadra e tij të luajë bukur dhe të kontrollojë ndeshjen. Dhe ka një qëndrim që më pëlqen shumë.
Humbi dy finale me Fiorentinën, por ai dhe lojtarët e tij dhanë gjithçka në fushë”, deklaroi ish-trajneri i Napolit.