Futbollisti belg i injoron për të luajtur në Ligën e Konferencës!
Juri Tilemans është futbollisti më ri i Aston Vilës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi anglez me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku prezanton lojtarin belg.
Ai ishte në bisedime me Milanin dhe Romën, pasi kontrata e tij me Leistërin përfundoi, por duket se Tilemans ka zgjedhur të qëndrojë në Angli, aty ku do të luajë me Aston Vilën, e cila do të jetë pjesë e Ligës së Konferencës sezonin e ardhshëm.