Andre Onana ishte padyshim një nga pikat më të forta të Interit në të gjithë rrugëtimin e Chanpions Leagues. Kamerunasi e tregoi këtë edhe në finalen ndaj Manchester City-t, ku më shumë sesa për pritjet, u vlerësua për kontributin që dha në qarkullimin e topit nga ana e zikaltërve.
Në përfundim të ndeshjes Onana nuk e fshehu zhgënjimin për rastet e humbura, teksa për të ardhmen deklaroi se do të respektojë vendimin e drejtuesve të Interit.
“Kemi bërë një ndeshje të madhe, por kemi qenë të pafat, pasi nuk kemi shfrytëzuar raste të shumta shënimi.
Në ndeshje të tilla, nëse nuk e fut topin në rrjetë, nuk ia del dot. Megjithatë jam I bindur që do të rikthehemi të luajmë sërish ndeshje të këtij niveli.
Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, por unë ndihem shumë mirë te Interi dhe do të bëj atë që do të më kërkojnë”, tha Onana.