Gentrit Begolli i jep fund lojës aktive.
Ai është krenar që e përmbylli në mënyrën më të mirë, me Prishtinën duke e fituar Kupën e Kosovës.
“Pas 15 vitesh kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist. Ka qenë një periudhë e mbushur përplot kënaqësi e gjithashtu edhe me sfida.
E falënderoj Krijuesin fuqiplotë për secilën prej tyre.
Njeherit, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj familjarët, shokët, dhe të gjithë ish-bashkëlojtarët dhe trajnerët me të cilët kam pasur rastin të bashkëpunoj.
Jam shumë i lumtur që në krahasim me periudhën kur e kam filluar karrierën, tashmë futbollistët e rinj shohin shumë më shumë perspektivë për t’i përmbushur ëndrrat e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.
Për fund, jam i kënaqur që karrieren time po e përfundoj me trofeun e Kupës se Kosovës, me ç’rast shfrytëzoj rastin t’i uroj edhe ‘Plisat’ për këtë titull”, njofton Begolli.