Arsenal i “mahnitur” nga Saliba

Futboll

Arsenal i “mahnitur” nga Saliba

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:23
Ëilliam Saliba

Arsenal i “mahnitur” nga Saliba!

Në sezonin e tij të parë si titullar i përhershëm në formacionin e “topçinjve” të Arsenal, qendërmbrojtësi francez, Ëilliam Saliba ka rritur të “mahnisë” menjëherë tifozët dhe bordin e klubit të cilët kanë vendosur ta “shpërblejnë” francezin 22-vjeçarin me një kontratë të re.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, “topçinjtë” e Mikel Arteta kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën francezit, me marrëveshjen e re që do të skadojë në verën e vitit 2027.

Ndërkaq, kujtojmë se Saliba ka zhvilluar këtë sezon plot 33 paraqitje për skuadrën e Arsenal, në të gjitha garat, ku përveç se ka shkëlqyer në prapavijë ka arritur gjithashtu të shënojë 3 gola e të dhurojë 1 asistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat