Krasniqi: Duhet t’i fitojmë dy ndeshjet, është treni i fundit për ne

Futboll

Krasniqi: Duhet t’i fitojmë dy ndeshjet, është treni i fundit për ne

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:47
Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi

Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka thënë se ftesa nga Kombëtarja e Kosovës, ka qenë një ndjenjë e veçantë.

Krasniqi, theksoi se duhet të japin maksimumin për të fituar dy ndeshjet.

“Është ëndërr për çdo futbollist të luaj për shtetin e tij. Përgatitjet po shkojnë mirë dhe lojtarët po duken në formë. Mezi presin ditën e ndeshjes dhe janë të motivuar maksimalisht dhe besoj se do të arrijmë të marrim rezultate pozitive nga këto dy ndeshje”.

“Janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë, sepse është treni i fundit për ne dhe duhet ta japim të gjithë maksimumin për të arritur rezultatin pozitiv. Do të hyjmë në fushë të fitojmë ndeshjet për t’i gëzuar ‘Dardanët’, sepse ata janë lojtari i 12-të për neve në fushë”, ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat