Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse e ka ftuar në grumbullimin e Kombëtares sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani.
Ai do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.
Albioni gjatë edicionit të sapo përfunduar spikati me lojëra të mira dhe ishte golashënuesi më i mirë në Albi Mall Superligë.
Ai ka qenë pjesë e “Dardanëve” edhe në grumbullimin e muajit mars.